Mes pankartave që protestuesit e opozitës mbajnë në duar para kryeministrisë është edhe një pankartë ku në gjermanisht falenderojnë gazetarin gjerman Peter Tiede.
Ky i fundit pak ditë më parë publikoi 10 përgjime të tjera telefonike të realizuara nga Prokuroria shqiptare nga Dosja 184/2016, lidhur me zgjedhjet vendore në Dibër, ku dëgjohen politikanë socialistë dhe ish-ministra të qeverisë Rama, që diskutojnë për rezultate maksimale të votimeve.
Në pankartë shkruhet: "Faleminderit Peter Tiede. Ti je heroi ynë".