INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta/Studentët për IN TV, ''DHJETORI '90 po përsëritet''! [VIDEO]

Protesta/Studentët për IN TV, ''DHJETORI '90 po përsëritet''! [VIDEO]

Publikuar më: 16:41 08-12-2018

Një 8 Dhjetor ndryshe ky i këtij viti. Studentët e të gjithë Shqipërisë në ditën e 5-të të protestës kanë shtuar kërkesat dhe kanë thënë se do shkojnë më tej deri në përmbysje të klasës politike, që sipas tyre nuk i mbështet. Studenetët e këtij dhjetori mendojnë se ata duhet të vendosin për demokracinë.

“Mendoj se duhet rrëzuar pushteti dhe e gjithë klasa politike, pa përjashtim majtë e djathtë. Unë jam këtu për të rrëzuar gjithë sistemin dhe siç u ngritën në ’90-ën. Tani ta lëmë tranzicionin mbrapa, të kalojmë në demokraci dhe të shkojmë drejt Europës”, tha një student.

“I kemi të gjitha mundësitë për të bërë një Dhjetor të dytë. Shqipëria ka nevojë për një ndryshim, duhet të na bashkohen”, u shpreh një tjetër.
“Është në lojë jo vetëm e ardhmja jonë apo e studentëve por e gjithë Shqipërisë. Ndryshimi do filloj nga ne, ne jemi të parët që duhet të bëjmë ndryshimin, e nëse nuk jemi ne, nuk do të ketë të ardhme”, thekson një tjetër protestues.

Studentët kanë shtuar kërkesat kundrejtë qeverisë dhe kanë përfshirë dhe disa ekonomike, ndërsa theksojnë se ata nuk do të tërhiqen deri sa t’ia arrijnë qëllimit.
“Gjatë rrugës u shtuan kauza të tjera që kanë të bëjmë me gjendjen e fakulteteve dhe rezidencave studentore”, thotë një studente.
“Duam të kemi një arsim siç e ka gjithë Europa”, shton një tjetër protestuese.

Studentëve në protestën para Ministrinsë së Arsimit u janë bashkuar dhe qytetarë që i inkurajojnë të rinjtë të mos tërhqen. 

Article Logic
Execution time: 0.0029280185699463