INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta, studentët shkresë Ramës: Plotëso 8 kërkesat e panegociueshme, reagon kryeministri

Protesta, studentët shkresë Ramës: Plotëso 8 kërkesat e panegociueshme, reagon kryeministri

Publikuar më: 15:55 09-12-2018

Në një letër drejtuar tri institucioneve më të larta të vendit studentët që janë mbledhur prej ditësh në protestë përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sportit kanë parashtruar kërkesat e tyre.Studentët kanë zgjeruar listët e kërkesave për një arsim cilësor në Shqipëri, në letrën drejtuar Kuvendit, Kryeministrisë (e veçanërisht kryeministrit Rama), MAS-së dhe konkretisht ministres Lindita Nikolla, por edhe universiteve publike në vend.

Ata kërkojnë që buxheti për arsimin të rritet në 5% e GDP-së, me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, përfshi këtu në universitet dhe në konvikt.

Së dyti, ata kërkojnë transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, si dhe IAL-ve, duke kërkuar prej tyre publikimin online të të gjitha shpenzimeve.Studentët protestues kërkojnë gjithashtu rritjen nga 10 në 50% të peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në Senatin akademik.Rishikimi i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore është gjithashtu mes kërkesave të tyre.

Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018-2019 është gjithashtu kërkesë, për të cilën ngarkohen bashkitë përkatëse.

Studentët kërkojnë gjithashtu ndërtimin e bibliotekave me standarde europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe. Në fund, studentët kërkojnë gjithashtu vlerësimin e performancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor të pedagogëve, publikimi i tij online dhe regjistrimi i leksioneve.

Këto kërkesa, studentët i cilësojnë si të panegociueshme, nëse do t’u duhet të lënë bojkotimin e mësimit dhe të ndërpresin protestën një ditë.

Në një postim në rrjetin social facebook ka reaguar edhe kryeministri Rama i cili i fton që ditën e nesërme të dialogojnë dhe në orën 10 do të jetë në facebook live.

 

kerkesta.PNG

 

 

rama.PNG

 

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492