INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta/ Tabaku: Nuk premtojmë mrekulli, bashkohuni me ne në shesh

Protesta/ Tabaku: Nuk premtojmë mrekulli, bashkohuni me ne në shesh

Publikuar më: 13:49 13-04-2019

“Ne nuk premtojmë mrekulli. Por, zotohemi në premtimin se do të jemi ata që do të qeverisin normalisht për të rikthyer normalitetin e munguar, për të rikthyer lirinë e cënuar, për të mbajtur gjallë shpresën se ky vend nuk është i mallkuar por i bekuar.” –kështu shkruan ish –deputetja e PD, Jorida Tabaku në një postim në facebook, pak orë para protestës së opozitës në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

“Sot, në shesh nuk luftojmë për pushtetin e opozitës. Luftojmë dhe qendrojmë për lirinë e secilit prej nesh,” vijon ndër të tjera Tabaku.

Pjesë nga postimi i Tabakut:

Në këto 2 dekada demokraci kemi luftuar dhe së bashku kemi mundësuar arritje për te cilat duhet të jemi krenarë.Sot, këto arritje po anullohen nga një diktator që po shkel me të gjithë dhunën çdo parim demokratik dhe të lirisë.Pak ditë më parë në Bregun e Lumit qeveria urdhëroi që dhuna dhe gazi lotsjellës të zbresin mbi shtëpitë ku flinin fëmijë. Gra, vajza të mitura, djem të rinj dhe burra u kapën prej leckash nga policët që i tërhiqnin zvarrë.Krimi vetëm i atyre njerëzve kishte qenë mbrojtja e shtëpive të tyre.

Mbrojtja e pasurisë së tyre.

Faji I tyre kishte qenë beteja për të pasur një çati dhe një dëmshpërblim si fqinjët e tyre.Për këtë krim ata u kapën zvarrë dhe u përplasën, goditën, u poshtëruan dhe përçudnuan nga qeveria.Të dashur bashkë atdhetar, të gjitha llojet e tiranive për t’u vendosur plotësisht u duhet heshtja e njerëzve të mençur.Edhe sa duhet të heshtim ndërsa shohim minorenë që burgosen ndërsa vendi ka zbritur në kaos?
Shkodra, Vlora dhe Elbasani janë vetëm maja e aisbergut e krimit që po i afrohet Tiranës.Ai cënon përditë lirinë tonë për të jetuar pasi krimi sot bashkëndan me qeverinë zyrat në institucionet.Sot shqiptarët po largohen. Por në vend që ta braktisnin vendin, ata duhet të bashkohen me ne në shesh.

Article Logic
Execution time: 0.0034089088439941