INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PROTESTA TE ASTIRI/ Policia përplaset me deputetin Flamur Noka, shikoni momentin kur përplaset në tokë

PROTESTA TE ASTIRI/ Policia përplaset me deputetin Flamur Noka, shikoni momentin kur përplaset në tokë

Publikuar më: 18:25 22-11-2018

Situata vazhdon të jetë e tensionuar mes policëve dhe banorëve të Unazës së Re. Ata po protestojnë në zonën e Astirit ku po mbështeten nga deputetë të opozitës.

Forcat speciale kanë ndërhyrë në momentin kur situata gati ka dalë jashtë kontrollit dhe në vendngjarje kanë qenë prezentë deputetët e Partisë Demokratike Flamur Noka e Klevis Balliu.

Këta të fundit janë përplasur verbalisht me forcat e policisë, teksa banorët kanë tentuar të hyjnë në kantierin e një firme private, por në këtë moment kanë ndërhyrë forcat speciale me skafandra e shkopa gome.

Në videon më poshtë të siguruar nga NewsBomb duket momenti kur policia vë para deputetin demokrat Flamur Noka, i cili rrëzohet përtokë nga shtyrja.

E plotë në: http://www.newsbomb.al/kaosi-te-astri-momenti-kur-forcat-speciale-perplasin-ne-toke-flamur-noken-video-142487

Article Logic
Execution time: 0.0036871433258057