Protesta të dhunshme u regjistruan sot midis përkrahësve dhe kundërshtarëve të Trump-it në Kaliforni në momentin kur kandidati i ardhshëm republikan për president po organizonte një miting në San Jose. Incidentet janë bërë periodike prej fillimit të fushatës së miliarderit amerikan.
Pasi kanë bllokuar një fugon të policisë, qindra protestues kanë sulmuar parkingun e qendrës së kongresit ku po zhvillohej takimi i Donald Trump. Protesta është shoqëruar me ofendime nga mbështetësit e tij, të cilët kanë sulmuar personat që po largoheshin nga mitingu.
Pas konfrontimeve fizike dhjetëra persona kanë marrë plagë të lehta.