INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta të dhunshme kundër Samitit të G7-ës, policia përdor dhunë dhe gaz lotsjellës

Protesta të dhunshme kundër Samitit të G7-ës, policia përdor dhunë dhe gaz lotsjellës

Publikuar më: 18:53 25-08-2019

Liderët e shteteve anëtare të G7-s janë mbledhur në ditën e parë të punimeve të samitit të këtij viti në Biarritz të Francës. Por ndërkohë që liderët po diskutojnë shumë tema, jashtë objektit ku ata po qëndrojnë po mbahen protesta të shumta.

Gjatë gjithë samitit janë në detyrë 13.200 policë dhe forca të xhandarmërisë, një pjesë e të cilëve kanë marrë pjesë në shpërndarjen e turmës së protestuesve në Bejon, duke përdorur gaz lotsjellës.

Dhjetëra protestues janë përplasur me kordonët e policisë duke goditur me gurë dhe objekte të tjera në afërsi të resortit Biarritz ku liderët e 7 vendeve më të industrializuara në botë po mbajnë takimet. Raportohet se disa prej protestuesve janë arrestuar.

Më herët, mijëra aktivistë anti-globalistë, pjesëtarë të lëvizjes së Jelekëve të Verdhë dhe separatistë marshuan në mënyrë paqësore së bashku në shenjë manifestimi përgjatë kufirit të Francës me Spanjën për të kërkuar më shumë efikasitet nga vendimet e vendeve të G7-tës.

tension2.jpg

tension.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035169124603271