INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta të dhunshme në Rrugën e Kombit, Rama jep lajmin nga Vlora, një tjetër rrugë me pagesë

Protesta të dhunshme në Rrugën e Kombit, Rama jep lajmin nga Vlora, një tjetër rrugë me pagesë

Publikuar më: 13:07 31-03-2018

Ndërkohë që protesta në rrugën e Kombit zhvillohet mes flakësh dhe dhunës, kryeministri Rama ka reaguar duke deklaruar nga Vlora se një tjetër rrugë do të ndërtohet me pagesë dhe bëhet fjalë për rrugën Kashar - Rrogozhinë - Vlorë.

“Kemi mundësi të fillojmë me projektin Kashar - Rrogozhinë - Vlorë, në mënyrë që lidhja të bëhet direkte dhe aty do të synojmë një tjetër skemë.

Pra kemi skemat e Parteneriteti Publik Privat, këtu do të kemi skemën e buxhetit dhe aty do të kemi skemën e pagesës. Pra, me një rrugë me pagesë që t’i mund të vish nga Tirana në Vlorë për gjysmën e kohës që vjen sot. Kush do të paguajë, paguan, kush s’do të paguajë kalon vazhdon jetën siç bën sot. Kjo është rruga. Këto janë kantieret, ka shumë profesione që duhen”, deklaroi kryeministri nga qyteti bregdetar ndërkohë që populli është ngritur në Rrugën e Kombit dhe i ka vënë flakën sporteleve që mbledhin taksat e automjeteve.

Article Logic
Execution time: 0.0036048889160156