INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta te ''Unaza e Re'', pas përplasjes me policinë, lirohen 5 banorët e shoqëruar

Protesta te ''Unaza e Re'', pas përplasjes me policinë, lirohen 5 banorët e shoqëruar

Publikuar më: 22:24 01-12-2018

Janë lënë të lirë 5 protestuesit e Unazës së Re. Ata u ndaluan nga forcat “Shqiponja” menjëherë pas mbylljes së ditës së 28 të protestës në zonën e Astirit. Në mbështetje të tyre në polici shkoi deputeti i PD, Klevis Balliu.

Në Komisariatin e Policisë nr.6 ishin shoqëruar shtetasit Gentian Gjoni, Altin Cejku, ndërsa në Komisariatin e Policisë nr.3, Shkëlzen Sadikaj, Dritan Cejku dhe Adriatik Cejku.

Menjëherë pas ndalimit të tyre, portestuesit e tjerë u mblodhën pranë ambiente të Komisariatit nr.3 dhe nr.6, ku u shprehën se do të prisnin lirimin e 5 të ndaluarve.

Në një prononcim për mediat, njëra prej banoreve të zonës e pranishme në momentin e shoqërimit të banorëve, u shpreh se policia ka ushtruar dhunë ndaj tyre teksa ata po përpiqeshin që të ndalonin shoqërimin në polici të protestuesve.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035858154296875