INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta te Unaza e Re, reagon presidenti Meta, ja çfarë kërkon!

Protesta te Unaza e Re, reagon presidenti Meta, ja çfarë kërkon!

Publikuar më: 20:38 14-11-2018

Prej disa ditësh banorët e zonës së Unazës së Re, po protestojnë kundër vendimit të qeverisë për shëmjen e banesave të tyre. Pas protestave të njëpasnjëshme, ka ardhur edhe reagimi i presidentit Meta i cili u ka bërë thirrje palëve për dialog me anë të një njoftimi për mediat.

Reagim i Presidentit Meta ndaj situatës së krijuar për ndërtimin e Unazës së Re në Tiranë

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z Ilir Meta po ndjek me shqetësim dhe vëmendje situatën konfliktuale të krijuar në Tiranë mes qytetarëve dhe autoriteteve për shkak të ndërtimit të Unazës së Re.

Presidenti Meta bën thirrje për vendosjen e një dialogu dhe konsultimi mes qytetarëve dhe autoriteteve, me qëllim që të gjithë ankesat të vlerësohen me transparencë dhe përgjegjësi, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe objektive.

Presidenti Meta u bën thirrje të gjitha institucioneve të zbatojnë me përpikmëri procedurat ligjore për hartimin, miratimin dhe implementimin e këtij projekti urban në mënyrë që realizimi i tij të mundësojë një zgjidhjeje të drejtë për të gjithë qytetarët dhe interesin publik në tërësi.

Presidenti Meta do t’i drejtohet institucioneve përgjegjëse për të marrë informacionin e duhur në lidhje me ndjekjen e procedurave të deritanishme për këtë çështje.

Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe të gjitha institucionet shtetërore duhet të tregojnë përgjegjshmëri në respektimin e plotë të tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0038318634033203