INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta tek Astiri, Basha mes protestuesve: Rama përgjegjës për dhunën

Protesta tek Astiri, Basha mes protestuesve: Rama përgjegjës për dhunën

Publikuar më: 17:26 22-11-2018

Kreu i opozitës, Lulzim Basha i është bashkuar banorëve të Unazës së Re të cilët vijojnë të mblidhen tek zona e Astirit. Pavarësisht numrit të lartë të policëve, FNSH-së dhe RENEA-s, banorët kanë vendosur të protestojnë sërish.

Basha u shpreh se Rama mban përgjegjësi për dhunën e shkaktuar ndaj banorëve dhe se duhet të paguajë për atë çka ndodhi gjatë ditës së sotme.

“Rama mban përgjegjësi për dhunën e shkaktuar ndaj banorëve. Rama do të paguajë edhe për gjishtat e policës së plagosur. Njeri i papërgjegjshëm për vjedhjen e 40 milionë eurovë. Ligji është me qytetartët. Rama po keqpërdor policinë për të mbrojtur aferën e korrupsionit. Opozita ishte aty ne do të jemi pranë qytetarëve. Ai s’njeh vija të kuqe njeh vetëm të bardha. Ai po përligj vjedhjen e 40 milionë eurove,

i çoj policët të patrajnuar. Ne do të jemi pranë qytetarëve. Të bashkohemi në mbrojtje të kushtetutës dhe hetimit të kësaj afere korruptive. Qytetarëve t’u jepet dëmshpërblim i drejtë” u shpreh Basha.

Banorët e Unazës së re kanë nisur bllokimin e rrugës me kërkesën e tyre të qartë, atë të dëmshpërblimit 100% për prishjen e banesave të tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0038108825683594