Njerëz të shumtë me parulla në duar janë mbledhur tek “Parku Rinia” të shoqëruar nga forcat e policisë.
Mësohet se arsyeja e protestës të jetë kundërshtimi i ndërtimit të hidrocentraleve përgjatë lumit Valbona në Tropojë.
Qytetarët po marrshojnë me parulla në duar që mbajnë mbishkrimin “Stop HEC-et”, “Zëri i Tropojës, STOP HEC-et”, “Lumi jonë është i sulmuar, zgjohu s nuk është vonë” "Mos ma prek Valbonën".
Pjesa më e madhe e protestuesve janë shumica banorë të Tropojës, por edhe banues të Tiranës e të huaj.
Pjesëmarrës veç qytetarëve janë edhe aktivistë të shoqërisë civile.