Zhvendosja e turmës së protestuesve drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka sjellë edhe reagimin e shpejtë të policëve në terren.
Sa mbërritën përballë institucionit, protestuesit kanë nisur të hedhin fishekzjarrë.
Edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë u vendosën menjëherë efektivë në kordon sigurie.
Protestuesit kanë vijuar marshimin pa u ndalur në ndonjë fjalim politik, për të shkuar më tej drejt Parlamentit të Shqipërisë, më pas tek Ministria e Brendshme dhe në fund tek Policia e Tiranës. Rreth 1500 forca policie janë në terren.