Edhe pse ishte parashikuar një protestë paqësore, përshkallëzohet situata tek Rruga e Kombit ku qytetarë të shumtë nga Kosova dhe Shqipëria janë ngritur të protestojnë kundër taksës që është vendosur të zbatohet tek kjo rrugë.
Protestuesit janë përleshur me policinë ndërsa kanë qëlluar me gurë dhe i kanë vënë zjarrin sporteleve që janë ngritur pikërisht për marrjen e taksës.
Nga njëra anë protestuesit me gura e nga ana tjetër raportohet se policia ka përdorë edhe shkopë gomë për të shpërndarë qytetarët. Ndërsa raportohet edhe për të lënduar.
“Nuk duam ambulancë, shteti po na vret”,- është shprehur një protestues.
“Na kanë vënë litarin në fyt. Të heqin traun. Të hiqet trau direkt. Policia na qëlloi me shkopinj gome”,shton një tjetër qytetar.