INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta/ Thirrja e ambasadës amerikane: Lulzim dhe Monika...

Protesta/ Thirrja e ambasadës amerikane: Lulzim dhe Monika...

Publikuar më: 16:19 13-05-2019

Jemi vetëm 1 orë e gjysmë larg protestës së radhës së opozitës para Kryeministrisë për të kërkuar rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës dhe një reagim i fortë është bërë nga ambasada amerikane në Tiranë.

Ambasada amerikane në Tiranë nëpërmjet një njoftimi në Facebook, teksa dënon dhunën e protestës së të shtunës dhe mësymjen te shtëpia e ambasadorit Brochard, kërkon ruajtjen e qetësisë në tubimin e sotëm.

“Protestat paqësore janë thelbësore për demokraci të shëndetshme dhe e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur dhe për të protestuar kundër qeverisë së tyre është themelore. Megjithatë, forca dhe dhuna nuk kanë vend në një proces demokratik. Ne dënojmë dhunën e pranishme gjatë protestave të 11 majit në Tiranë dhe përgjegjësit e saj”konstaton ambasada e SHBA.

Duke i përmendur për të herën parë me emra Bashën dhe Kryemadhi, ambasada e SHBA i kërkon liderëve të opozitës të dënojnë dhunën dhe thekson se këto akte në protestat opozitare po dëmtojnë rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë.

“Ne iu bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës, veçanërisht Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, që të dënojnë publikisht veprimet e dhunshme të mbështetësve të tyre, të bashkëpunojnë me çdo hetim që synon të identifikojë çdo person që i kreu ato dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë, si dhe të sigurojnë që të gjitha protestat e ardhshme publike të jenë të qeta dhe paqësore.

Edhe autoritetet ligjzbatuese kanë përgjegjësi për të vepruar me vetëpërmbajtje, përfshirë edhe rastet kur iu përgjigjen provokimeve. Protestat e dhunshme po dëmtojnë përpjekjet e Shqipërisë për reforma demokratike dhe perspektivën e vendit për të bërë përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian”, thuhet në reagim.

Article Logic
Execution time: 0.004349946975708