INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta vazhdon! Nuk tërhiqen nga kërkesat, studentët para Kuvendit

Protesta vazhdon! Nuk tërhiqen nga kërkesat, studentët para Kuvendit

Publikuar më: 11:34 24-01-2019

Protesta e studentëve vazhdon. Përveç ngujimit të të rinjve  në shumë fakultete në të gjithë Shqipërinë, është shtuar edhe mbështetja e pedagogëve.

Ndërkohë sot studentët i rikthehen sërish protestës në rrugë. Pas qëndresës në godinat e fakulteteve, studentët marshojnë sot sërish sot për plotësimin e 8 kërkesave, që sigurojnë sipas tyre arsimin cilësor.

Të rinjtë kanë vendosur që sot të protestojnë përpara parlamentit, ku ndërkohë janë mbledhur dhe studentët e parë.

Në fakultetin e Shkencave Sociale, Shkencat e Natyrës, Juridik dhe Histori-Filologji vijon bojkoti i mësimit.

Vendimet e fundit të qeverisë nuk mundën të shuajnë protestat e studentëve. Nga ana tjetër në revoltë janë ngritur edhe pedagogët që thonë se autonomia e universitetit dhe liritë akademike vihen në pikëpyetje.

Article Logic
Execution time: 0.0036449432373047