INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta. Vendosen fotot e Gramoz Ruçit dhe Fatmir Xhafës në muret e burgut Spaçit

Protesta. Vendosen fotot e Gramoz Ruçit dhe Fatmir Xhafës në muret e burgut Spaçit

Publikuar më: 16:15 09-09-2017

Ish të përndjekur dhe të rinj nga FRPD protestuan në Spaç kundër zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit të Shqipërisë. Anëtarët e FRPD-së vendosen të mbajnë 1 minutë heshtje, në nder të gjithë viktimave të regjimit më të egër komunist në Europë.

protesta_ne_Spac.jpg

Në formë proteste ata ngjitën në muret e burgut fotot e Gramoz Ruçit dhe të Fatmir Xhafës me Enver Hoxhën. Ish të përndjekurit kanë qëndruar në dyert e qelive në shenjë proteste për emrat që PS zgjodhi të emërojë në krye të ministrive.

protestaaaaa.jpg

“Dita e sotme trazon shpirtrat e tyre, pasi xhelati që me urdhërin e tij direkt u mori jetën si ministri i fundit i brendshëm i diktaturës, sot katapultohet në krye të tempullit të demokracisë, Kuvendit të Shqiperisë”, thuhet në deklaratën e FRPD-së. “Hetuesi dhe prokurori i Enver Hoxhës, nga nesër do të jetë ministër i Brendshëm i Republikës sonë. Ka ardhur koha që rinia të mos e lërë me vendin dhe të shohë emigrimin si të vetmen shpresë. Koha ka ardhur që Edi Rama bashkë me xhelatët dhe pinjollët e diktaturës të paketojë plaçkat drejt azilit politik. Shqipëria meriton shumë më shumë se rikthim në diktaturë’-deklarojnë anëtarët e FRPD-së.

Article Logic
Execution time: 0.0036699771881104