Protesta e opozitës është zhvendosur tashëm tek parlamenti.
Me urdhërin e kryetarit Lulzim Basha, protestuesit kanë nisur marshimin.
Ndërkohë policia ka marrë masat e saj. Një numër i madh efektivësh janë rreshtuar para hyrjes së parlamentit. Kujtojmë se policia nuk i ka dhënë leje opozitës të zhvendosë protestën e saj
Situata duket e tensionuar pasi në drejtim të parlamentit janë hedhur shashka e tymuese të forta dhe një polic është shoqëruar në spital pasi pësoi disa dëmtime.
Për këtë situatë ka reaguar edhe Ministri I Brendshëm, Lleshaj:
“I bëj thirrje Lulzim Bashës që të ndalojë sulmin ndaj forcave të Policisë së Shtetit”.
“Një officer policie është dëmtuar nga mjetet e ndaluara shpërthyese që hodhën protestuesit. Drejtuesit e protestave duetk se kanë financa mëdha për të blerë mjete shpërthyese, por edhe vullnet të plotë për të goditur forcat e vendit.”