INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestat e banorëve të 'Unazës së Re', Avokati i Popullit kërkon zgjidhje nga institucionet

Protestat e banorëve të 'Unazës së Re', Avokati i Popullit kërkon zgjidhje nga institucionet

Publikuar më: 14:43 17-11-2018

Banorët, banesat e të cilëve preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe i kanë dërguar një peticion Avokatit të Popullit. Ky institucion ka reaguar duke bërë të ditur se ka nisur një hetim administrativ dhe se po e ndjek me vëmendje situatën e krijuar mes qytetarëve dhe autoriteteve shtetërore. Në kuadër të hetimit administrativ që ka ndërmarrë, Avokati i Popullit ka depozituar për herë të dytë kërkesa për informacion në të gjitha institucionet shtetërore të përfshira në procesin e projektit të “Unazës së Madhe”.
“Institucioni i Avokatit të Popullit vëren se është e domosdoshme që, jo vetëm çdo veprim i cili cënon pronën e qytetarëve të kryhet në konsultim e në mirëkuptim me ta, por edhe institucionet përgjegjëse të ndërmarrin në çdo rast përpjekje për dialog, me synim arritjen në një zgjidhje që nuk lë asnjë qytetar shqiptar të humbasë besimin tek institucionet tona dhe shteti ynë i përbashkët”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

Gjithashtu, institucioni në fjalë e vlerëson si tepër të rëndësishme, që asnjë ndërtim të mos nisë nga punimet pa u pajisur fillimisht me lejen përkatëse, e ky duhet të jetë një standard që duhet të vlejë njësoj, si kur zbatohet mbi qytetarët, ashtu edhe mbi institucionet shtetërore që ndërmarrin punime, vijon më tej njoftimi.

Article Logic
Execution time: 0.0036849975585938