INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Protestat e mjekëve ndër vite [VIDEO]

Publikuar më: 16:46 05-12-2017

Mjekët s’kanë ndalur protestat këto 5 vitet e fundit. Ata nuk pajtohen me shumë reforma në shëndetësi, ku njërën prej tyre atë të testimit e kanë konsideruar më absurden dhe kanë ndërprerë për ditë me radhë punën dhe kanë protestuar. Protestat nisën nga qendra më e madhe spitalore në vend Nënë Tereza dhe më tej u përshkallëzuan dhe në rrethet e tjera të vendit. Por pavarësisht përpjekjeve nuk ia dolën dot se askush si dëgjoi dhe u detyruan ti nënshtroheshin provimit...
Ata kanë mbajtur dhe shumë protesta të tjera që lidhen më kushtet në punë e pasigurinë. Ndërsa shumë mjekë të tjerë dhe në mënyrë individuale kanë denoncuar sistematikisht nga mungesat më banale ato të dorezave apo dhe shiringave deri tek ato të ilaçeve e aparaturave.
Nuk janë ndalur as ankesat për mbingarkesë kryesisht nga mjekët e urgjencës së QSUT, që në fakt e kemi parë shpesh që shumë pacientë kanë marrë shërbimet nëpër korridore.
Po s’janë ndalur as protestat për dhunë ndaj mjekëve të cilët shpesh herë përballen me pacientë apo familjarë të tyre, që i kërcënojnë apo e dhunojnë në lidhje me shërbimet që marrin.

Article Logic
Execution time: 0.0036227703094482