INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestat e përgjakshme në Venezuelë

Protestat e përgjakshme në Venezuelë

Publikuar më: 08:09 18-05-2017

Venezuela zyrrtare ka deklaruar se po dërgon 2,600 trupa në rajonin perëndimor të Tachiras për të ndaluar grabitjet dhe trazirat mes protestave të vazhdueshme kundër qeverisë.

Në kryeqytetin e San Cristobal, shumica e dyqaneve dhe bizneseve janë të mbyllura dhe të ruajtura nga ushtarët.

Tre protestues, duke përfshirë edhe dy adoleshentë, janë vranë në Tachira gjatë kësaj jave.

Që nga fillimi i protestave për zgjedhje të parakohshme në fillim të prillit, mësohet të kenë humbur 43 persona.

Presidenti Nicolas Maduro ka akuzuar opozitën për nxitje të dhunës duke i thirrur njerëzit në rrugë.

Demonstruesit janë të zemëruar për planet e zotit Maduro për të rrëmbyer pushtetin në dhe po kërkojnë zgjedhje të menjëhershme.

Qeveria ka paralajmëruar demonstruesit, të cilët kanë protestuar prej një muaji, se e drejta e tyre për të shkaktuar trazira në rrugë nuk është absolute.

Ministri i Drejtësisë dhe i Brendshëm Nestor Reverol paralajmëroi se bllokimi i autostradave do dënohet me tetë vjet heqje lirie.

Article Logic
Execution time: 0.0035741329193115