INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestat e përgjakshme, populli shpjegon pse po lufton për të shembur sistemin

Protestat e përgjakshme, populli shpjegon pse po lufton për të shembur sistemin

Publikuar më: 08:26 11-05-2017

Venezuelasit e zemëruar me qeverinë e presidentit Nicolas Maduro kanë dalë për të protestuar në rrugë çdo ditë që nga fillimi i prillit. Edhe pse dhjetëra njerëz janë vrarë në protestat e dhunshme , ka pak shenja se demonstratat po shkojnë drejt rënies.

Demonstruesit që protestojë shpjegojne arsyet pse duan të shembin sistemin.

"Ne po luftojmë për fëmijët tanë! ' – tha María Alvarez, një e mbijetuar e kancerit 6të gjirit (sipër)

"Nuk ka liri shprehjeje këtu në Venezuelë. Nuk ka liri të asnjë çdo lloji" ,thotë një tjetër protestues, ish-gazetar i televizionit shtetëror.

Ata duket se janë të zemëruar për planet e zotit Maduro për të rrëmbyer pushtetin dhe po kërkojnë zgjedhje të menjëhershme.

Të rinjtë plaçkitën dyqanet në disa qytete ndërkohë që në qytetin e Karakasit një mjet i blinduar u filmua tek futej me vrull në mesin e protestuesve, shkruan syri.net. Të paktën 36 persona kanë vdekur dhe qindra janë plagosur gjatë këtyre javëve protestash të dhunshme.

Tubimi në Karakas filloi në mënyrë paqësore para se disa të rinjë të maskuar të hidhnin gurë dhe bomba zjarri, ndërsa ata morën pjesë në marshim e mijëra personave drejt parlament.

Qeveria ka paralajmëruar demonstruesit, të cilët kanë protestuar prej një muaji, se e drejta e tyre për të shkaktuar trazira në rrugë nuk është absolute.

Ministri i Drejtësisë dhe i Brendshëm Nestor Reverol paralajmëroi se bllokimi i autostradave do dënohet me tetë vjet heqje lirie.

Article Logic
Execution time: 0.0037708282470703