INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestat iraniane. SHBA paralajmëron, bota pret përgjigjen e autoriteteve

Protestat iraniane. SHBA paralajmëron, bota pret përgjigjen e autoriteteve

Publikuar më: 09:36 30-12-2017

SHBA thotë se "bota po vëzhgon" se si autoritetet iraniane i përgjigjen protestave antiqeveritare që kanë shpërthyer në disa qytete. Mijëra njerëz janë bashkuar me protestat. Demonstrat anti-qeveritare që filluan të enjten në Iran, u përhapën në disa qytete të mëdha. Numër i madh protestuesish raportohet se dolën në Rasht, në veri dhe në Kermanshah, në perëndim. Protesta më të vogla u shfaqën edhe në Isfahan, Hamadan dhe disa qytete të tjera. Protestat filluan kundër rritjes së çmimeve, por kanë shpërthyer në një valë demonstrimi të përgjithshme, kundër sundimit klerik dhe politikave qeveritare. Një deklaratë për mediat Shtëpia e Bardhë tha se iranianët ishin të mërzitur me "korrupsionin e regjimit dhe harxhimin e pasurisë së kombit për të financuar terrorizmin". Ndërkohë, autoritetet u kërkuan mbështetësve të dilnin për demonstratat mbarëkombëtare të shtunën.

irani_porteste.jpg

Tubimet po përkujtojnë demonstratat e vitit 2009 të mbajtura në mbështetje të qeverisë së atëhershme konservatore të Mahmoud Ahmadinexhadit. Këto demonstrata ishin në përgjigje të protestave nga reformatorët gjatë një zgjedhjeje të diskutueshme që e kthyen atë në pushtet. Shërbimi Persik i BBC thotë se mijëra njerëz kanë gjasa të jenë transportuar në një miting në kryeqytetin e Teheranit.
Si i komentojnë zyrtarët iranianë protestat?
Zëvendëspresidenti Eshaq Jahangiri shprehet se kundërshtarët e qeverisë janë pas protestave, sipas komenteve të raportuara nga transmetuesi shtetëror IRIB. "Disa incidente në vend këto ditë janë me pretekstin e problemeve ekonomike, por duket se ka diçka tjetër prapa tyre. Ata mendojnë se duke bërë këtë, ata dëmtojnë qeverinë, por do të jenë të tjerë që shkojnë në valë"-tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0035300254821777