INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Protestat kundër qeverive / Një praktikë e përdorur në disa shtete të botës

Publikuar më: 19:11 20-02-2017

Protestat shpesh kanë qenë pikat kyçe në ndryshimin e rrjedhës së historisë se nje shteti. Por edhe perpjekje per te ndryshuar sadopak gjerat. Ashtu sic po ndodh ne Rumani. Protestat kane hyre ne diten e tyre te 20, duke shenuar protestat më të mëdha të Evropës Lindore që nga rënia e komunizmit në vitin 1989.  Vlejne per tu permendur edhe protesta ne Islandë, pas përfshirjes së kryeministrit të vendit në skandalin ndërkombëtar “Panama Papers”. Dhjetëra mijëra njerëz dolën në sheshet e kryeqytetit islandez për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Sigmundur David Gunlaugson.  

Protestat kanë përfshirë dhe Italin ku mijëra protestues kanë marshuar rrugëve të Romës në Itali, pas dorëheqjes së ish-kryebashkiakut në Romë Injacio Marino për afera korruptive dhe për të kundërshtuar politikat e Mateo Rencit për sa i përket privatizimeve dhe varfërisë.

Protesta masive kundër presidentit të akuzuar për korrupsion jane zhvilluar edhe ne Brazil.  Demonstratat të cilat janë forcuar gjithnjë e më shumë, kanë ardhur për shkak të korrupsionit që përfshin administratën e Rousseff. Rousseff akuzohet se ka zhytur ekonominë në recesionin më të thellë prej të paktën 25 vitesh.  Sipas policisë rreth 3 milionë persona që vinin nga më shumë se 150 qytete morën pjesë në demonstratë, duke shënuar edhe protestën më të madhe në historinë e qytetit.

Article Logic
Execution time: 0.0036358833312988