INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestat në Nikaragua, gazetari vritet në transmetim live [VIDEO]

Protestat në Nikaragua, gazetari vritet në transmetim live [VIDEO]

Publikuar më: 16:38 22-04-2018

Një gazetar në Nikaragua u vra gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të protestave antiqeveritare. Ángel Gahona po raportonte për dëmin që kishte pësuar një bankë në qytetin ‘Bluefilds’ kur u godit nga një plumb ndërsa transmetonte live në Facebook.

Pamjet shfaqin gazetarin që bie në tokë i mbuluar më gjak dhe njerëzit rreth tij thërrasin të dëshpëruar për ndihmë. Autoritetet në Nikaragua që po përballen me mjaft probleme si pasojë e valës së protestave nuk komentuan gjatë vrasjen e gazetarit dhe thanë se po hetojnë ngjarjen.

Gazetari Angel Gahona nuk është viktima e vetme e dhunës në Nikaragua, ku gjatë ditëve të fundit janë vrarë në protesta edhe 10 persona të tjerë, megjithëse organizatat për të drejtat e njeriut flasin për më shumë se 25 viktima.

Protestat masive janë organizuar kundër ndryshimeve në ligjin e pensioneve të miratuara nga qeveria e presidentit Daniel Ortega.

Article Logic
Execution time: 0.0036039352416992