Dy palestinezë janë vrarë gjatë demostratave të dhunshme në Rripin e Gazës me Izraelin. Një 13-vjeçar u qëllua për vdekje në kokë dhe një 24-vjeçar vdiq nga plagët e shkaktuara me armë zjarri në këmbë dhe në bark, tha ministria e shëndetësisë. Sipas raporteve, djali u qëllua pasi tentoi të shkatërronte gardhin kufitar. Rreth 5000 palestinezë protestuan në disa pika përgjatë kufirit. Protestuesit dogjën goma dhe sulmuan forcat izraelite me gurë. Mbi 100 njerëz raportohet se janë plagosur gjatë protestave nga gazi lotsjellës dhe hapja e zjarrit nga izraelitët. Gjithashtu, mbetën të plagosur nga thithja e tymit edhe disa mjekë.