Ambientalisti Lavdosh Feruni është shprehur optimist se e drejta qytetare për të mbrojtur mjedisin e komunitetit do të triumfojë përballë makutërisë për të shkatërruar zona të njohura arkeologjike apo kulturore, pjesë të fondit të trashëgimisë natyrore.
I ftuar në emisionin e mëngjesit KafeIN, me moderatorin Flavio Qarri, ambientalisti deklaroi se njësoj si me HEC-et, dhe në rastin e inceleratorëve, ambientalistët dhe komuniteti i fshatit Vërri nuk kanë hequr dorë nga e drejta e tyre për ta kundërshtuar ndërtimet në këtë zonë.
“Çështja është në gjyq, ne jemi të vendosur për t’I shkuar deri në fund, pasi inceleratorët konstatohen si bombë bërthamore për mjedisin. Ne kemi bindjen se ai s’do të ndërtohet”, u shpreh ambientalisti i njohur.
Për më shumë ndiqni intervistën e zgjeruar në video: