INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestat për mbetjet Shoqëria civile i vë kufirin Qeverisë: Po e rivotuat ligjin, do rrethojmë Kuvendin [FOTO]

Protestat për mbetjet Shoqëria civile i vë kufirin Qeverisë: Po e rivotuat ligjin, do rrethojmë Kuvendin [FOTO]

Publikuar më: 15:39 01-10-2016

AKIP (Aleanca Kundër Importit të Plehrave)  i ka “mbyllur derën”” Qeverisë e cila nëpërmjet një deklarate të deputetit Besnik Baraj, iu bëri të ditur protestuesve se Qeveria është e hapur për amendime. Por AKIP nuk e pranojnë diçka të tillë pasi sipas tyre, kanë qenë deputetët ata që i mbyllën derën fillimisht shoqërisë civile ndaj tani nuk pranojnë asnjë lloj diskutimi.

 Ata shprehen se mosdekretimi nga Presidenti i Republikës do të thotë falimentim i ligjit dhe nëse deputetët do të tentojnë rivotimin, atëherë protestuesit do të rrethojnë Kuvendin.

“Jo! Ne nuk duam me diskutim për këtë ligj. Kur ne kërkonim diskutim, deputetët na mbyllën dyert, dhe jepnin koncerte nëpër televizione. Ne i thamë mos e kaloni, ata e kaluan...tani nuk kanë më asnjë të drejtë të thonë asnjë fjalë, tani fjalën e kemi ne. Sot ishte thjesht preludi i një rezistence që nuk ua kanë parë sytë deri më sot. Mosdekretimi nga ana e Presidentit të Republikes, do të thotë faliment i ligjit. Nëse ata e çojnë serisht në Parlament, ne do jemi atje. Parlamenti rrethohet dhe nuk ka asnjë përfundim tjetër, përveçse anullimin e këtij ligji me mosvotim. Uragani Popullor sot ishte në shesh, nesër në Institucionin e Ligjvënies”, thuhet në reagimin AKIP.

 

Article Logic
Execution time: 0.0025770664215088