INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestat “raciste” në SHBA, ka viktima e të plagosur

Protestat “raciste” në SHBA, ka viktima e të plagosur

Publikuar më: 18:57 13-08-2017

Një grua mbeti e vdekur gjatë protestave të dhunshme që shpërthyen në Virxhinia të SHBA, ndersa19 persona të tjerë u plagosen, disa prej te cilëve në gjendje të rëndë. Gjithçka nisi kur 20 vjecari James Alex Fields nga Ohajo sulmoi turmën me makine.

Ndërkohë policia e Virxhinias njoftoi se edhe dy policë humbën jetën, pas rrëzimit të helikopterit i cili po  monitoronte nga ajri situatën, ndërkohë që autoritetet janë duke hetuar shkaqet e rrëzimit.

Një grup njerëzish mbështetës të së djathtës ekstreme,  organizuan një protestë kundër planit për të hequr statujën e gjeneralit Robert E. Lee, hero i Konfederatës gjatë Luftës Civile. Por shumë amerikane te tjerë janë kundër ngritjes se përmendoreve të tilla çka ka bere qe palët te përplasen.

 Presidenti i SHBA Donald Trump e ka dënuar dhunën, por është përballur me kritika, pasi dështoi të dënonte në mënyrë eksplicite, rolin e mbështetësve te se djathtës ekstreme në përleshjet me protestuesit në Virxhinias.

Organizatat hebrenje dhe muslimane në SHBA dënuan fuqishëm protestën në Virginia kundër afroamerikanëve nga organizata të shumta “raciste” duke filluar nga organizata “supremaciste të bardhë” Ku Klux Klan (KKK) dhe të anëtarit të grupit neoazist.

Senatori republikan Cory Gardner nga Kolorado iu drejtua precedentit, duke i kërkuar qe te identifikonte me emër shkaktaret e vërtete te asaj qe ndodhi. Të njëjtin mendim ka ndarë edhe senatori Orrin Hatch i Jtahut.

Article Logic
Execution time: 0.0038390159606934