INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestat trembin qeverinë franceze, lëvizja e radhës...

Protestat trembin qeverinë franceze, lëvizja e radhës...

Publikuar më: 16:20 21-12-2018

Pas kërcënimeve për protesta të policisë, qeveria franceze është përulur duke plotësuar disa nga kërkesat e tyre.

Ministria e Brendshme franceze pas takimeve me tri sindikata lokale të policisë ka njoftuar rritje graduale të pagës së policëve nga 120 deri në 150 euro në muaj për funksionarët e rangut të lartë, dhe shlyerjen e pagesave të vjetra për rreth 23 milionë orë punë jashtë orarit të akumuluara përgjatë viteve. Sindikatat e mirëpritën vendimin, duke e cilësuar akordin një progres real pas ankesave prej vitesh.

Kujtojmë se për 4 javë me radhë të ashtuquajturit jelekët e verdhë 'dogjën' Francën  me protesta teksa kërkonin që të ulej çmimi i karburantit, ndërsa me kalimin e ditëve kërkesat e tyre u shtuan.

Përballë protestave të tilla ku nuk mungoi dhuna dhe viktimat presidenti Macron u detyrua të pezullonte rritjen e çmimit për naftën si dhe të rriste pagat dhe pensionet.

Article Logic
Execution time: 0.0035250186920166