INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestë: Banorët në Mirditë kundër taksës në Rrugën e Kombit [FOTO]

Protestë: Banorët në Mirditë kundër taksës në Rrugën e Kombit [FOTO]

Publikuar më: 12:27 15-08-2016

Banorët e Mirditës kanë protestuar kundër vendosjes së taksës për rrugën e Kombit. Për ata kjo taksë është një zhvatje për qytetarët dhe të gjithë shqiptarët që do të përdorin rrugën e kombit.
E pranishme në këtë protestë deputetja e zonës Albina Deda tha se kjo takse është zhvatje e qytetareve.
Albina Deda:
“Koncensioni është i dyshimtë, jo ligjor, kriminal pasi rruga i sherben bashkimit të kombit dhe taksimi do të vendosë përsëri barriera .
Kjo nuk prek vetëm zonën tonë por gjithë Shqiptarët. Një kompani turke merr me koncesion 30 vjeçar Rrugën e Kombit. Rruga nuk ka mbaruar. Nuk është autostradë.

Kompania do të duhet të ndërtojë një urë mbi lumin Drin, të ndërtojë segmente e pambaruara të rrugës, të pajisë rrugën me sinjalistikën e nevojshme dhe ta mirëmbajë atë për 30 vjet. Një  pagesë prej 5 eurosh për çdo makinë që kalon në Rrugën e Kombit”.
Por qeveria thotë deputetja e PD, nuk ka parashikuar alternative pë rata qytetarë që nuk do të kenë mundësi të paguajnë për të kaluar në rrugën e kombit.
Albina Deda:
“Nuk ka rrugë dytësore, edhe qendrat e ish komunave janë në prag izolimi, nga mungesa e mirëmbajtjes dhe investimeve që në Mirditë jan 0 km për tre vjet.
Taksa e rrugës së Kombit është një barrë e rëndë për qytetarët, kjo taksë është goditja më e madhe që u bëhet atyre në këto ditë të rënda për ekonominë familjare dhe kombëtare”.
Deputja Deda paralajmëroi se Partia Demokratike do të anullojë këtë koncension menjëherë sapo të vij në pushtet.

Article Logic
Execution time: 0.0030040740966797