INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestë dhe parlament në të njëjtën kohë, opozita nuk ndalet...

Protestë dhe parlament në të njëjtën kohë, opozita nuk ndalet...

Publikuar më: 17:40 27-03-2019

Dita e nesërme do të jetë e mbushur me aktivitete politike. Maxhoranca pritet të zhvillojë seancën e radhës plenare, ndërkohë që opozita do të vijojë më skenarin e saj të protestave.

Opozita ka njoftuar se do të jetë jashtë ambienteve të Kuvendit, gjatë kohës që do të zhvillohen punimet për seancën e radhës plenare.

Kjo është protesta e shtatë e opozitës dhe sipas paralajmërimeve të drejtuesve të partive opozitare ajo do të vijojë sa herë që në Kuvend të ketë seancë plenare.

Ndërsa protesta kombëtare është parashikuar që të mbahet më 13 prill.

Ndërkohë ditën e nesërme pritet që në Kuvend të betohen deputetët që morën mandatin sot nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Article Logic
Execution time: 0.0038790702819824