Mesa duket Lëvizja Për Universitetin po përgatit një protestë të madhe në datën 24 janar, një protestë studentore kundër tarifave në fakultete.
Grupe studentësh janë angazhuar ditët e fundit në fakultete të ndryshme, kryesisht të Universitetit të Tiranës dhe atij Politeknik, për të grumbulluar nënshkrime për peticionin, drejtuar qeverisë, me kërkesat e mëposhtme:
- Të përgjysmohen tarifat studimore në të gjitha degët dhe nivelet e studimeve;
- Të hiqet barra financiare për certifikimin e gjuhës së huaj;
- Të hiqet pagesa dyfish e krediteve për provimet e mbartura;
Ndërsa në Fakultetin Gjeologji Miniera është nënshkruar edhe një peticion i dytë:
- për kthimin e godinës së fakultetit në pronësi të fakultetit.
Deri më tani janë grumbulluar me mijëra nënshkrime për këto kërkesa të drejta e të realizueshme.
Aksioni për nënshkrimin e peticionit do vijojë edhe këtë javë, dhe do të kulmojë me protestën e 24 janarit në orën 11.00, nga Korpusi drejt kryeministrisë.