INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Artistët kosovarë ''në këmbë'' për përdhunimin e 16-vjeçares nga mësuesi dhe polici: ''Edhe sa thirrje o bac..''

Artistët kosovarë ''në këmbë'' për përdhunimin e 16-vjeçares nga mësuesi dhe polici: ''Edhe sa thirrje o bac..''

Publikuar më: 15:50 07-02-2019

Artistët e Kosovës janë ndërgjegjësuar dhe kanë dalë në protestë kundër personave që përdorin pushetin për të abuzuar seksualisht me femrat e reja.

Pas deklaratës së Nora Istrefit e cila dënonte përdhunimin e të resë nga Drenasi nga pedagogu dhe polici, një tjetër këngëtare ka dalë në mbrojtje të të drejtave të grave.

Këngëtarja Dafina Zeqiri është bërë pjesë e protestës kundër abuzimit të vajzave dhe grave të organizuar nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë.
“Bac edhe sa thirrje” shkruhet në pankartën që po e mban Dafina në duar.

Këngëtarja u ka bërë thirrje të gjithëve që t’i bashkohen protestës pas rastit të abuzimit seksual të 16-vjeçares në Drenas nga mësuesi i saj, e më pas dhe nga polici hetues.

Pjesë e protestës është bërë edhe këngëtarja Eliza Hoxha.
“Përdhunuesit në burg! Kundër abuzimit të vajzave dhe grave në sferën publike e në shtëpi”, ishin fjalët e saj në postimim në Instagram.

Më herët, edhe Nora Istrefi, ka bërë një reagim në profilin e saj në Instagram, ku shpreh indinjatën për këto fenomene ndërsa krahason Kosovën e sotme me atë të epokës së luftës:
Atëherë dhunonin serbët femrat shqiptare, ndërsa tani arsimtarët dhe policët tanë . Turp për Kosovën në çfarë niveli (gjendje) ka arritur!”

39b65574-6580-487e-8015-3c68284db76c.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039091110229492