600 punonjës të firmave nënkontraktore të një kompanie italiane kanë dalë në protestë në qytetin e Fierit. Punonjësit janë detyruar të protestojnë, pasi kanë kryer punimet e By-Pass-it dhe nuk kanë marrë lekët sipas kontratës. Janë 41 firma kontraktuese, punonjësit e të cilave pretendojnë se nuk janë paguar siç duhet. Ata kanë kërcënuar me përshkallëzim të protestave, deri në bllokimin e rrugës nacionale, nëse nuk paguhen për punën e kryer.