INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestë kundër emigrantëve. Ekstremistët sulmojnë gazetarët dhe policinë

Protestë kundër emigrantëve. Ekstremistët sulmojnë gazetarët dhe policinë

Publikuar më: 09:58 04-05-2018

Një grup prej rreth 80 aktivistësh të ekstremit të djathtë sulmuan gazetarët që po raportonin një vizitë qeveritare në ishullin lindor të Egjeut, në Lesvos. Ngjarja ndodhi të enjten në mbrëmje, por u raportua të premten në mëngjes nga agjensia shtetërore e lajmeve Athinë-Maqedoni. Sipas ANA-MPA, sulmet filluan pak pas përfundimit të protestës së zhvilluar nga banorët lokalë, të cilët kërkojnë marrjen e masave për të lehtësuar presionin që po përjeton vendi nga hyrjet e emigrantëve dhe refugjatëve në Lesvos dhe ishuj të tjerë, të vijës së parë të krizës. Tubimi dhe veprimet e tjera protestuese përkojnë me arritjen në Lesvos të kryeministrit Alexis Tsipras dhe disa anëtarëve kyç të kabinetit qeveritar. Vizita u mbikqyr shumë nga policia e cila u sulmua edhe natën e së enjtes. Ekstremistët hodhën gurë dhe flakë drejt policëve dhe gazetarëve të agjencive greke dhe të huaja, si dhe në drejtim të vendasve që kundërshtonin dhunën e tyre. Incidenti vjen pak ditë pas një grupi të ekstremit të djathtë sulmoi dhunshëm emigrantët që zhvilluan një protestë të ulur në një shesh publik në qytetin kryesor të ishullit, Mytilene.

Article Logic
Execution time: 0.0038130283355713