Rreth 150 punonjës të Rafinerisë së naftës në Fier kanë protestuar përsëri për mos marrjen e pagave për tre muaj, ndërkohë ata ankohen edhe për mos pagimin e sigurimeve shoqërore prej gati 18 muaj.
Ata thonë se kanë nga muaji tetor i vitit 2016 dhe deri sot që nuk kanë marrë pagat e tyre duke shtuar se nuk do ndalin protestat deri në plotësimin e të drejtës tyre legjitime që është paga për punën e kryer si dhe sigurimet shoqërore. Pjesa më e madhe e punëtorëve kanë më shumë se 30 vjet që kanë punuar në uzinë dhe tani mundi nuk shpërblehet.