INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestë në Kosovë/ Kërkohet shkarkimi i kryeprokurorit Aleksandër Lumezi

Protestë në Kosovë/ Kërkohet shkarkimi i kryeprokurorit Aleksandër Lumezi

Publikuar më: 08:30 22-08-2018

Në orën 18:00 sot do të protestohet në Kosovë, ku do të kërkohet dorëheqja e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.
"Shkarkim Prokurorit – Veting Gjyqësorit”, është motoja e protestës, e cila pritet të mbahet këtë mbrëmje në Sheshin “Zahir Pajaziti”.
Protesta ka për qellim largimin e Lumezit nga posti i kryeprokurorit të shtetit, kërkesë e cila bëhet pas akuzave të ish-prokurorit Elez Blakaj, për politizim të prokurorisë kosovare.
‘’Prokuroria është në shërbim të politikës. Edhe po të ketë prokuror/e si Elez Blakaj që ka vullnet për ta luftuar korrupsionin, do të pengohet nga Kryeprokurori Aleksandër Lumezi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj.
Qytetari i Republikës në rrethana të tilla duhet të jetë në krye të përgjegjësive dhe detyrave të veta qytetare. Sot, detyrë është kërkesa për shkarkimin e Kryeprokurorit Lumezi dhe fillimin e procesit të vetingut për gjyqësorin e vendit tonë.
Të mërkuren, me datë 22 gusht 2018, nga ora 18:00 te Sheshi “Zahir Pajaziti” fillon tubimi dhe marshi drejt Zyrës së Kryeprokurorit dhe Zyrës së Kryeministrit.
Kjo protestë organizohet nën patronatin e qytetarëve pjesmarrës; ka motive vetëm qytetare dhe përdorë vetëm mjete paqësore’’ thuhet në njoftimin e protestës.

Article Logic
Execution time: 0.0038080215454102