Banorët e Orikumit në Vlorë janë ngritur këtë të dielë në protestë. Ata kërkojnë investime në rrugë dhe furnizim të plotë me ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Protestuesit bllokuar kalimin e automjeteve për 30 minuta në urën e Izvorit. Me pankarta në duar, ata kanë kërkuar nga qeveria dhe pushteti vendor më shumë vëmendje, pasi në tre vite nuk është bërë asnjë investim.
Sipas banorëve, tashmë që sezoni turistik ka filluar, Orikumi vazhdon të vuajë nga mungesa e dritave dhe e ujit. Protesta u mbikqyr edhe nga forca të policisë, të cilët kanë qëndruar në distancë, ndërsa asaj iu bashkuan edhe përfaqësues të opozitës.