INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Protestë në Prishtinë. Kërkohet lirimi i Ramush Haradinaj [Video]

Publikuar më: 18:21 06-01-2017

Qindra qytetarë janë mbledhur te “Newborni” për të marshuar në përkrahje të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj i cili të mërkurën është arrestuar në Francë. Protesta me moton “Ramush Haradinaj është Kosova” ka nisur në qendër të Prishtinës për të vazhduar deri para selisë së ambasadës franceze që ndodhet në lagjen “Arbëria”. Ky tubim është organizuar nga AAK, dhe është përkrahur nga veteranët e luftës dhe organizata te tjera. Në mbledhjen e parë të Qeverisë së Kosovës për vitin 2017, kryeministri Isa Mustafa ka shprehur shqetësimin lidhur me ndalimin dhe procedurat që po zhvillohen ndaj Ramush Haradinajt, bazuar në fletarrestin e lëshuar nga Serbia. Për kreun e qeverisë kosovare, Mustafa, fletarresti për Haradinajn është i motivuar politikisht dhe armiqësisht nga Beogradi. Sipas tij këto janë akte plotësisht të paligjshme dhe me tendenca të qarta për të provokuar tensione, konflikte dhe për të dëmtuar proceset evropiane në rajon dhe më gjerë. Ndërkohë mësohet se ndalimi i vizitës së presidentit serb në Kosovë është bërë pikërisht për shkak të situatës së tensionuar. Ministri jashtëm Hoxhaj ka thënë se ndalimi i vizitës së presidentit serb, është një kundërpërgjgje ndaj Serbisë pas arrestimit të Haradinajt.

Article Logic
Execution time: 0.0037598609924316