INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestë në Shkodër para policisë,lirohet kreu i Forumit Rinor të PD-së

Protestë në Shkodër para policisë,lirohet kreu i Forumit Rinor të PD-së

Publikuar më: 20:36 19-08-2019

Pas incidenteve gjatë paradites së sotme, qytetarë dhe përfaqësues të opozitës në Shkodër pasdite dolën sërish në protestë.

Protesta u organizua nga dega e PD dhe Forumi Rinor i PD kundër arrestimit të Arvit Bushatit. Qindra qytetarë u mblodhën gjatë mbrëmjes para komisariatit të policisë duke kërkuar lirimin e kreut të FRPD.

Rreth orës 20:30 policia liroi drejtuesi e forumit të PD.

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi deklaroi se arrestimi ishte i paligjshëm. “Sot u arrestua Arviti dhe nëse nuk reagojmë, nesër në qeli do të jetë secili prej nesh”,- deklaroi Këlliçi.

Arvit Bushati u arrestua nga policia në përfundim të protestës kundër mbledhjes së këshillit bashkiak të Shkodrës, të dalë nga votimet e kontestuara të 30 qershorit. Arrestimi i tij ishte brutal, por më pas është dhunuar në mjediset e policisë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164