INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shfaqja e në “ Skampa” shoqërohet me thirrje... by gazeta-panorama

Protestë në Teatrin “Skampa”, Komunistët po na rrjepin dhe sot [VIDEO]

Publikuar më: 09:46 17-05-2016

Ka përfunduar me reagim protestë të disa personave shfaqja kushtuar pasojave të diktaturës me titull “Ata hynë pa trokitur”. Në fund të shfaqjes disa persona janë shfaqur mjaft të revoltuar me situatën që po kalon aktualisht vendi. 

Mesazhi i kësaj shfaqjeje është kuptimplotë për qytetarët e Elbasanit, por ajo që po ndodh sot me drejtimin e vendit, sipas tyre është e papranueshme.
Qytetarët deklaruan se në Shqipëri është instaluar “klika komuniste”, e cila po e shtyp dhe po e rrjep popullin.
“Të persekutuari po vazhdojnë të persekutohen. E gjitha kjo është një hipokrizi. Ata janë në pushtet dhe po na degjenerojnë çdo ditë”.
Ka qënë ndërhyrja e aktorit Alfred Trebicka i cili ju drejtua spektatorëve të revoltuar se kjo ishte një shfaqje dhe se nuk duhet të ngatërrohet me politikën.
Por Ambasadori i OSBE Rauning , i cili mbështeste këtë projekt, deklaroi në fund të shfaqjes:
“Pikërisht ky ishte qëllim i kësaj shfaqjeje, që njerëzit të fillojnë të diskutojnë për të kaluarën madje dhe të kundërshtojnë”.
Pasditen e së hënës në teatrin “Skampa” në Elbasan u dha shfaqja kushtuar pasojave të diktaturës me titull “Ata hynë pa trokitur”, nën drejtimin e Armand Borës dhe aktorëve protagonistë Alfred Trebicka dhe Rozi Kostani.

Article Logic
Execution time: 0.0033719539642334