Banorët e fshatit Trevllazër në Vlorë kanë dalë mëngjesin e sotëm në protestë përpara godinës së Bashkisë.
Banorët protestuan duke kërkuar rrugë dhe furnizim me ujë të pijshëm.
Herë pas here nuk munguan thirrjet e tyre në drejtim të kryetarit të Bashkisë Dritan Leli, duke i kërkuar të dalë nga zyra dhe ti takojë.
Pas oborrit, protesta e banorëve u zhvendos në katin e parë të godinës së Bashkisë.
Siç edhe thonë banorët, bëhet fjalë për 5 km rrugë, e cila nuk ka parë asnjëherë investime.