INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestë para Kuvendit. Basha flet për telefonatat që i drejtohen Ramës

Protestë para Kuvendit. Basha flet për telefonatat që i drejtohen Ramës

Publikuar më: 10:59 22-02-2018

Përballë Parlamentit punëtorët e kompanisë nënkontraktore të by-pass Fier-Vlorë kanë vijuar edhe këtë të enjte protestën para Kuvendit, duke kërkuar pagesën e tyre për punën e kryer. Protestës së tyre i është bashkuar edhe Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ku ka dhënë mbështetjen e tij dhe të opozitës.
Një prej protestuesve i tregoi të gjithë problemin dhe ka marrë premtimin e kreut të PD për hetim dhe zgjidhje të menjëhershme.
Protestuesi:
“Ne kemi protestuar disa herë, kërkojmë të gjitha të drejtat tona. Ne kemi respekt për policinë se është treguar korrekte. Por për të zgjedhur nuk kemi asnjë respekt. Ti je i pari që ke ardhur, ne kemi respekt për ty. Asnjë tjetër nuk na ardhur asnjë, nuk na ka dëgjuar asnjë. Unë nuk e di se kush e ka fajin ndoshta e keni dhe ju, por nuk them dot që je fajtor. Ne duam që ti të jesh zëri jonë në parlament që të zgjidhet problemi”.
Ndërsa Basha u premtoi protestuesve se kjo gjë do të zgjidhet dhe ai dhe opozita do të bëj gjithçka që ata të merrnin lekët që shteti u detyrohet.
Lulzim Basha:
“Së pari dua ti përshëndes të gjithë punëtorët, që janë mbledhur sot për herë të pestë. Dua të them se ne e njohim problemi tuaj, dhe problemi juaj vjen nga korrupsioni. Kompania ka lënë një garanci nga firma që ka ikur, por sipas informacioneve tona lekët janë. Pagesa nuk kryhet se ka korrupsion. Kontraktori dhe nënkontraktoi fshehin një aferë korruptive. Ju nuk merri lekët se Edi Rama dhe Damian Gjiknuri janë përfshirë në një aferë dhe ne do bëjmë çdo gjë që kjo të hetohet. Janë dhjetëra telefonata në zyrën e Ramës që nuk e lejojnë për të bërë pagesën, sepse është një aferë e madhe korruptive.

Article Logic
Execution time: 0.0038518905639648