INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestë për dënimin e përdhunuesit në Pogradec. Shoqëria Civile: Dënim më të rëndë për 54-vjeçarin

Protestë për dënimin e përdhunuesit në Pogradec. Shoqëria Civile: Dënim më të rëndë për 54-vjeçarin

Publikuar më: 11:02 06-06-2018

Përkrahë protestës së sindikatave për mbrojtjen e të drejtave të minatorëve është regjistruar dhe një tjetër protestë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Shoqëria civile ka dalë në një tubim para Kuvendit Shqipërisë për të kundërshtuar vendimin që ka dhënë gjykata e Korçës për 54-vjeçarin që përdhunoi dhe la shtatzënë një të mitur.

Për këtë vepër penale Ligor Biba u dënua vetëm me 4.8 vite burg.

Biba vitin e kaluar ka përdhunuar bashkëfshataren e tij të mitur 15-vjeçe, përdhunim nga i cili lindi dhe një fëmijë.

ligor-1200x630.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034530162811279