Opozita nuk do të tërhiqet nga kërkesat e saj për të marr pjesë në zgjedhjet e qershorit. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri të ditur nga çadra se opozita vendosi të mbajë një protestë të madhe kombëtare në datën 7 Maj, në qytetin e Kavajës, 24 orë para zgjedhjeve vendore në këtë qytet. Sipas Bashës opozita po kërkon dialog prej 5 ditësh, por pa u tërhequr nga kërkesat e saj. Në afatin e fundit të regjistrimit Koalicioni opozitar vendosi njëzëri të mosregjistrohej. Ndërsa bëri publik vendimin për mosregjistrimin në KQZ dikush nga të pranishmit teshtiu. Basha nuk mundi të mos e komentonte këtë gjest.
“Nuk ka nevojë për teshtima nëse je na tanët shëndet, nëse nuk je plaç dhe mbylle”.