Ndërtimi i rrugës së re pranë pallatit me shigjeta, le tregëtarët romë pa punë. Bashkia ka prishur tregun e ndërtuar me mjete rrethanore e për këtë arsye ata kanë dalë në protestë duke bllokura dhe rrugën. Këtyre famijeve rreth një muaj më parë iu shembën shtëpitë dhe kasollet, pasi aty kanë nisur punimet për rrugën e re. Po problemin e strehimit Bashkia e Tiranës ua zgjidhi përkohësisht, pasi për dy vjet u ka siguruar banesa me qera. Ndërsa pas prishjes së tregut nuk dihet ende se si do ushqehen dhjetra familje rome…