INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestuan për disa muaj, por me sa duket qeveria nuk i mbajti premtimet për studentët! Ja lista…[FOTO]

Protestuan për disa muaj, por me sa duket qeveria nuk i mbajti premtimet për studentët! Ja lista…[FOTO]

Publikuar më: 09:11 22-07-2019

Studentët në fund të vitit të shkuar dhe në fillim të këtij viti mbajtën me dhjetra protesta. E më pas u bindën që t’i ndalonin pasi qeveria ju premtoi se do të plotësonte kërkesat kryesore të tyre që ishin 9. Nga një analizë që ka bërë Qëndresa Qytetare vihet re se brenda afatit të përcaktuar janë plotësuar vetëm 3 kërkesa.
Kërkesat e plotësuara janë: Tarifat dhe bursat, restaurimi i konvikteve ka filluar, po s’ka përfunduar në të gjithë vendin dhe portal i transparencës.
Ndërsa të tjerat që lidheshin me bordet e administrimit, rishikimin e titujve akademikë, sondazhin e studentëve për cilësinë e profesorëve, bibliotekat digjitale dhe disa të tjerave, ju ka përfunduar afati, pra nuk janë realizuar.
Kurse një tjetër kërkesë ishte dhe karta e studentit edhe pse ajo nuk ishte një ndër prioritete ka nisur të ndahet vetëm në Tiranë. Bashkia e Tiranës ka shpërndarë në pjesën më të madhe të universiteve kartën me anë të të cilës do përfitojnë shërbime publike falas dhe private me çmime të reduktuara.

protstokok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037641525268555