INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protestuan për taksën te ''Rruga e Kombit'', lirohen nga burgu tre kuksianët e fundit

Protestuan për taksën te ''Rruga e Kombit'', lirohen nga burgu tre kuksianët e fundit

Publikuar më: 20:33 19-06-2018

Prej ditës së sotme, asnjë prej 11 kuksianëve të vendosur prapa hekurave pas protestës së dhunshme në Rrugën e Kombit nuk qëndron në qeli. Gjykata e Apelit në Shkodër ka liruar sot edhe tre personat e fundit që ishin nën masën “arrest në burg”.

Sipas vendimit, janë lënë të lirë Xhevahir Gashi, Elton Cengu dhe Vasil Laçi. Ndërsa Florin Onuzi, është liruar pak javë më parë për arsye shëndetësore. Vendimi vjen pasi Gjykata e Kukësit përfundoi gjykimin e 13 protestuesve, nga të cilët Vasil Laçit dhe Elton Cengut iu dha masa e dënimit me 4 muaj burg.

Ndërkohë për dy të arrestuarit e tjerë Xhevahir Gashi dhe Isa Koloshi u ndryshua masa nga arrest në burg, në detyrim paraqitje.Pas Xhevahir Gashit, gjykata liroi edhe Elton Cengun dhe Vasil Laçin.

Kujtojmë se para disa javësh ishte liruar edhe Florin Onuzi pasi ky i fundit pësoi infarkt në qeli. Burgosja e tyre shkaktoi reagime të ashpra nga qytetarët e Kukësit por edhe opozita që u doli në krah.

Disa protesta janë mbajtur në Tiranë e Shkodër derisa kjo çështje mbyllet me lirimin e tyre. Ndalimi i tyre u bë pasi gjatë protestës së zhvilluar mesditën e 31 marsit në Rrugën e Kombit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036818981170654