Tensionet në protestën e opozitës së bashkuar, kanë sjellë reagimin e menjëhershëm të presidentit Ilir Meta. Përmes një njoftimi shpërndarë mediave, kreu i shtetit apelon që protesta të vijojë paqësore dhe të evitohen konfrontimet.
Situata në protestë u tensionua menjëherë pas fjalës së kryedemokratit Lulzim Basha, protestuesit çanë kordonin e policisë, duke u ngjitur në shkallët e kryeministrisë.